Sport Ndërkombëtar

Ndodh edhe kjo, Iniesta ka një kërkesë për Gavin (VIDEO)

Barcelona ka zhvilluar ndeshje miqësore me skuadrën japoneze, Vissel Kobe, ndërsa kamerat kanë kapur një moment interesant, në të cilin janë parë legjenda e skuadrës spanjolle, Andres Iniesta dhe ylli i ri i katalonasve, Gavi.

Përpara të kësaj sfide, Iniesta shijoi një bisedë të shkurtër me Gavi. Në fakt, siç duket edhe në pamjet filmike, katër herë fituesi i Champioons League, ka pasur një kërkesë të veçantë për mesfushorin e talentuar të Barcelonës.

Sipas llogarisë zyrtare të Barcelonës në Twitter, ai ka thënë: “Ti duhet të më japësh fanellën tënde sot ose fëmijët e mi do më vrasin”.

/Shqip.com