Art Jetese

Ndikimi i temperaturave të ulëta tek shëndeti i zemrës

I ftohti përbën një sfidë të madhe për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Në rastin e sëmundjeve koronare, temperaturat e ftohta mund të nxisin ishemi kardiake, gjë që mund të shkaktojë edhe atak në zemër.

Ndikimi i temperaturave të ulëta tek shëndeti i zemrës

Kur trupi gjendet në një ambient të ftohtë, atëherë i duhet të përshtatet me të, që të ruajë temperaturën e brendshme të trupit.

Mënyra se si përshtatet trupi ka të bëjë me disa ndryshime fiziologjike që janë sfiduese për njerëzit që vuajnë nga zemra.

Temperaturat e ftohta shkaktojnë probleme si:

Rritje e rrahjeve të zemrës,

Rritje të tensionit të gjakut,

Sforcim të zemrës,

Prirje më e lartë ndaj trombozës

Nevoja për kujdes është më e lartë në dimër

Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të ndjekin pesë këshillat e mëposhtme:

Ekspozim minimal ndaj të ftohtit

Kufizojeni ndjeshëm kohën e kaluar në ambiente të ftohta dhe nëse u duhet të dilni patjetër, vishuni ngrohtë nga koka tek këmbët.

Mos u stërmundoni

Stërmundimi fizik në hapësira të jashtme e në ambient të ftohtë mund të jetë shumë dëmtues për zemrën.

Mos e teproni me nxehtësinë

Nëse visheni trashë dhe kryeni aktivitet fizik do ta stërmundoni zemrën.

Enët e gjakut do të zgjerohen krejt papritur dhe tensioni i gjakut do të ulet.

Nëse jeni në ambient të jashtëm dhe vëreni që po djersitni, atëherë kjo është një shenjë rreziku.

Mos pini alkool

Alkooli zgjeron enët e gjakut në lëkurë dhe ju bën të ndiheni ngrohtë.

Por nga ana tjetër, e gjithë nxehtësia e nevojshme përthithet nga organet jetësore duke ju vënë në rrezik.

/Shqip.com