Ndeshja e parë e Messit në Ligën e Kampionëve me PSG-në

Lionel Messi mund ta bëjë sonte debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me fanelën e PSG-së.
Argjentinasi ka udhëtuar me ekipin francez në Belgjikë ku do të përballen me Club Brugge me fillim nga ora 21-00, shkruan Shqip.com
Numri 30 deri më tani ka zhvilluar vetëm një ndeshje me francezët, në ndeshjen kampionale ndaj Reims ku hyri në lojë nga banka rezervë.
Skuadra e udhëhequr nga Mauricio Pochettino në këtë grup do të kenë punë mjaftë të vështirë pasi do përballen me Manchester Cityn dhe Leipzgun.
Nënkampionët e Ligue 1 kanë qenë ndër skuadrat më aktive në merkaton e verës duke transferuar futbollistë si Sergio Ramos, Wijnaldum, Messi, Hakimi, ndërsa e kanë “blinduar” edhe portën e tyre me Gianluigi Donnarumma.
Messi është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, me 120 gola të shënuara në 149 ndeshje./Shqip.com
