Lajme

Aksidenti në Gjilan nuk ishte vetaksident, Policia konfirmon se drejtuesi i kamionit ka vdekur

Gjatë ditës së sotme është raportuar për një vetaksident të shkaktuar në qytetin e Gjilanit nga ana e një shoferi të një kamionit.

Mirpo në bazë të informatave shtesë nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se aksidenti në Gjilan është shkaktuar midis një kamioni dhe një veture.

“Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më  25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është  shkaktuar aksident trafiku në mes të një kamioni dhe  një veture e  llojit pikapë , me tabela vendore” thuhet në njoftimin e PK-së

Me këtë rast drejtuesi i kamionit e humbë kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderushme përplaset për një muri skajë rrugës, thuhet më tutje në njoftimin e PK-së.

Edhe pse ndihma e shpejtë e ka dërguar me urgjencë në Spitalin Regjional të Gjilanit të aksidentuarin, ai nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

Kështu ka bërë të ditur Ismet Hashani- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Ndihma e shpejtë personin e aksidentuar  (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spital Rajonal në Gjilan. Edhe për kundër ndihmës së mjekëve personi i aksidentuar i lindur me 1960 shtetas i Kosovës  ka ndrru jetë si pasojë e plagëve të marra në aksident” ka thënë Hashani për Shqip.com

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinët. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal./Shqip.com