Lajme

Vetaksident në Gjilan, shoferi përfundon në emergjencë

Një shofer ka shkaktuar një vetaksident gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjilanit.

Kjo është bërë e ditur nga Ismet Hashani- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Ju njoftojmë se sot më 25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje fshatit Pogragjë një person i gjinisë mashkull shtetas i Kosovës duke drejtuar kamionin e tijë shkakton vetëksident.Njësitet e trafikut janë në vend ngjarje duke i zhvilluar hetimet”, ka thënë Hashani për Shqip.com

Po ashtu Hashani ka njoftuar se shoferi që ka vetshkaktuar aksidentin për momentin është në drejtim të emergjencës më saktësisht në drejtim të Spitalit Regjional të Gjilanit./Shqip.com