Lajme

Ndërron jetë 80 vjeçari që u godit nga vetura në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Në këtë aksident vetura e ka goditur një 80 vjeçar dhe si pasojë e plagave të marra pas trajtimit në QKUK, ai ka ndërruar jetë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Bajram Krasniqi zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Rreth aksidentit në fshatin Vragoli në ora 14:15 minuta nga Emergjenca e QKUK-së është pranuar informata se personi i aksidentuar ka ndërruar jetë” ka thënë Krasniqi.

Po ashtu është bërë e ditur se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Shqip.com