Lajme

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, vetura godet 80 vjeçarin

Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë ku si pasojë ka pësuar një 80 vjeçar.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Bajram Krasniqi zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Në ora 11:21, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Njësia policore që i është përgjigjur rastit njofton se një veturë ka goditur një këmbësor (rreth 80 vj.)”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu është bërë e ditur se i lënduari është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e duhur mjekësor./Shqip.com