Lajme

Ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës në mungesë të kuorumit

Kuvendi i Kosoves

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak të mungesës së deputetëve.

Njëra ndër pikat kryesore që nuk është arritur që të shqyrtohet është edhe Projektligji për tërheqjen e 30 % të mjeteve nga Trusti.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur se seanca plenare e Kuvendit do të vazhdojë nesër.

“Nuk ka kuorum Kuvendi për të vazhduar shihemi nesër”, tha ai.

Seanca e Kuvendit pritet që nesër të vazhdojë në ora 10:00/Shqip.com