Lajme

Konjufca deputetëve: Po e ndërprejmë seancën, s’ka Trust, çfarë Trusti? mos bëni hajgare

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë refuzuar t’i votojnë projektligjet në pikat tjera të rendit të ditës.

Dikush nga opozita ka thënë që të votohet Trusti, ndërsa kryekuvendari, Glauk Konjufca duke qeshur ka thënë se nuk ka Trust, pasi deputetët nuk po i votojnë projektligjet tjera.

“Nëse nuk kalon edhe projektligji tjetër, a e ndërprejmë krejt seancën se s’ka kuptim. Jo qysh, çfarë Trusti. Po e ndërprejmë, s’ka Trust, çfarë Trusti. Ose funksionon Kuvendi ose jo, çfarë Trusti. Po e ndërprejmë vëlla edhe ditën e mirë. Mos boni hajgare kështu. Ose qysh du unë ose nuk funksionon Kuvendi a? Jo s’ka kështu. Veç edhe këtë projektligj e votoj edhe po shkojmë ka shpija”, tha Konjufca.

Për çështjen e Trustit janë mbajtur protesta të thirrura nga Sindikata e Re e KEK-ut.

Trusti

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar me kërkesën për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

Me thirrjet “Votoje sot Trustin, kriza është tani”, “Zgjedhjet vijnë prapë, t’i do të dënohesh”, “Unë të votova ty, ti votoje Trustin”, protestuest u kanë kërkuar deputetëve që të votojnë PRO tij.

Theksojmë se në seancën e sotme u diskutua edhe për arritjen e marrëveshjes mbi energjinë në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe:
“Duart i kemi me baltë por ndërgjegjen e pastër”- përplasja Kurti e Haradinaj në Kuvend

Kryeministri Albin Kurti pati përplasje me deputetët e opozitës për këtë temë./Shqip.com