Lajme

Ndërpritet mësimi në 56 shkolla në Shqipëri

Për shkak të motit të keq dhe vërshimeve, 56 shkolla në Shqipëri kanë pezulluar procesin mësimor.

Kjo është bërë e ditur nga vetë ministrja e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi.

Për shkak të situatës së rënduar të reshjeve në disa zona të vendit, pas komunikimeve intensive të këtyre ditëve me zyrat vendore arsimore dhe bashkitë, ju informojmë se mësimi është ndërprerë në në disa shkolla”, shkruan Kushi në Facebook.

Sipas Kushit, ky vendim është marrë për sigurinë e nxënësve deri në përmirësimin e situatës.

“Këtë vendim e kemi marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës. Ndërkohë, të gjitha strukturat tona janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi”.

Krahas kësaj, ministrja Kushi, njofton se orët e humbura do të zëvendësohen sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP.

Me përmbytje e vërshime pos Kosovës po përballet edhe shteti i Shqipërisë.

1000 hektarë tokë ndodhet nën ujë në bashkinë e Shkodër, ndërsa disa fshatra janë pa energji elektrike.

Lexo edhe:
Përmbytje e vërshime në disa qytete të Shqipërisë

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sot në Obot janë 600 hektarë tokë e përmbytur, më shumë se një ditë më parë.

Po ashtu linjat e furnizimit me energji elektrike në Korçë janë dëmtuar për shkak të erës të fortë që ka qenë prezentë përgjatë gjithë natës.

Gjithashtu mbrëmjen e kaluar dhe gjatë mëngjesit të sotëm, qarku Lezhë është shoqëruar me reshje dhe stuhi të fortë, duke shkaktuar probleme në disa zona.

Gjëndje më e mirë nuk është as në Vlorë raportojnë mediat në Shqipëri.

/Shqip.com