Lajme Ballkan

Përmbytje e vërshime në disa qytete të Shqipërisë

Me përmbytje e vërshime pos Kosovës po përballet edhe shteti i Shqipërisë.

1000 hektarë tokë ndodhet nën ujë në bashkinë e Shkodër, ndërsa disa fshatra janë pa energji elektrike.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sot në Obot janë 600 hektarë tokë e përmbytur, më shumë se një ditë më parë.

Po ashtu linjat e furnizimit me energji elektrike në Korçë janë dëmtuar për shkak të erës të fortë që ka qenë prezentë përgjatë gjithë natës.

Gjithashtu mbrëmjen e kaluar dhe gjatë mëngjesit të sotëm, qarku Lezhë është shoqëruar me reshje dhe stuhi të fortë, duke shkaktuar probleme në disa zona, raportojnë mediat në Shqipëri.

/Shqip.com