Lajme

Ndalohet një i mitur nga prokuroria, i shkaktoi lëndim trupor një të mituri tjetër

Prokuroria Themelore Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë përkatësisht Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një të mitur për shkak se kishte shkaktuar lëndime trupor një të mituri tjetër.

Siç njofton prokuroria, i mituri akuzohet edhe për posedim të paautorizuar të armëve.

“Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) të mitur, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) tjetër të mitur, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, njofton prokuroria.

Më urdhër të prokurorit, në 24 orët e fundit është bërë ndalimi edhe i dy personave të tjetë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Gjithashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

Prokuroria ka ngritur shtatë aktakuza për vepra të ndryshme penale në 24 orët e fundit./Shqip.com