Nasim Sahiti nuk është më drejtor në Drejtorinë të Krimeve Ekonomike
Publikuar:
(29.06.2021 14:30:36)

Zyra për informim në Policinë e Kosovës, ka njoftuar se Nazim Sahiti nuk është më drejtor në Drejtorinë për Hetime të Krimeve Ekonomike.
Atij i është ndryshuar pozita – do të jetë këshilltar në Drejtorinë Rajonale Policore në Prishtinë.
“Referuar kërkesës suaj, u informojmë se zyrtari në fjalë, është sistemuar në pozitën këshilltar në Drejtorinë Rajonale Policore të Prishtinës”, u tha nga Policia për SHQIP.
Sahiti edhe në të kaluarën ishte larguar nga pozita e të parit në Drejtorinë për Hetime të Krimeve Ekonomike.
Por, gjykata kishte vendosur në favor të tij – ta rikthente aty ku ishte. /SHQIP.COM