Lajme

Narqize Arenliu-Hoxhaj emërohet në vend të Pranvera Zejnullahut në SHSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik i Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është shqyrtuar dorëheqja e u.d të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni, Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se në pozitën e Zejnullahut është emëruar Narqize Arenliu-Hoxhaj

Lexo edhe:
Jep dorëheqje u.d. e drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi

“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur me datë 26.01.2023, ka shqyrtuar letër- dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me numër protokolli 289, të datës 26.01.2023, dhe të njëjtën e ka miratuar. Po ashtu, ju njoftojmë se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Tutje thuhet se bordi Drejtues i SHSKUK-së, me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, duke e falënderuar edhe për bashkëpunimin.

/Shqip.com