Napoli po mposhtet nga Leicesteri
Publikuar:
(16.09.2021 21:29:59)

Leicester City është duke mposhtur Napolin pas 45 minutave të parë.
Ekipi anglez, kanë kaluar në epërsi me anë të Ayozo Perez në minutën e nëntë, ndërsa paraprakisht u asistua nga Harvery Barnes, transmeton Shqip.com.
Napoletanët kishin posedimin e topit dhe kontrolluan lojë, por nuk arritën që të krijojnë raste të mira për shënim dhe kështu shkojnë në pushim prej 15 minutave duke pësuar disfatë.
Në këtë takim nga minuta e parë ka satartuar Amir Rrahmi që është duke luajtur në qendër të mbrojtjes së bashku me Koulibalyn.
Në ndeshjet tjera janë duke u shënuar këto rezultate:
Broendby 0-0 Sparta Prague
Rangers 0-1 Lyon
Monaco 0-0 Sturm Graz
PSV Einthoven 1-2 Real Sociedad
Eintracht Frankfurt 1-1 Fenerbahce
Olympiacos 0-0 Roayl Antwerp FC /Shqip.com