Lajme Botë

Nancy Pelosi jep dorëheqje nga udhëheqja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve

“Unë nuk do të kërkojë një pozicion udhëheqës në Kongresin e ri. Tani ka ardhur koha e një brezi të ri, por unë do të vazhdojë të mbetem deputete”.

Kështu ka thënë 82-vjeçarja Nancy Pelosi në një fjalim emocionues të mbajtur gjatë ditës së sotme.

Siç shkruan Der Spiegel, vendimi i Pelosit ishte pritur me padurim. Një zëdhënëse më herët kishte thënë se Pelosi mori në shtëpi dy versione të fjalimit të saj një natë më parë.

Demokratët dolën më mirë se sa pritej në zgjedhjet afatmesme. Megjithatë, partia e Pelosit humbi shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, aktualisht po numërohen votat e fundit.

Së fundmi, një hajdut kishte sulmuar edhe bashkëshortin e Pelosit, Paul, në shtëpinë e tyre në San Francisko.

“Kapitoli, ku mblidhet Dhoma e Përfaqësuesve, përfaqëson idealet e Amerikës.

Demokracia duhet mbrojtur përgjithmonë kundër armiqve të saj. Në zgjedhjet afatmesme, votuesit e kanë refuzuar sulmin ndaj demokracisë amerikane”, ka theksuar Pelosi.

/Shqip.com