Sport Ndërkombëtar

Nagelsmann: Kane shumë i shtrenjtë për Bayernin

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, ka folur publikisht për mundësinë e transferimit të sulmuesit të Tottenham Hotspur dhe Anglisë, Harry Kane.

Kjo nuk është hera e parë që Kane, 28 vjeç, e sheh të ardhmen e tij të spekuluar.

Verën e kaluar reprezentuesi anglez riafirmoi publikisht dëshirën e tij për të fituar çmime të mëdha – duke sugjeruar se një lëvizje shokuese te një rival i Premier League mund të jetë në kartat.

Duke folur nëse ata mund të bënin apo jo një lëvizje për yllin e Spurs, Naglesmann, tha se ata nuk mund ta përballonin çmimin e sulmuesti.

“Ai është shumë i shtrenjtë. Ai është i fortë me topin, trup i fortë – por me atë çmim është vërtet e vështirë. Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen…”.

Trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann

Pas transferimit të fundit të Robert Lewandowski te Barcelona, ​​bavarezët e Naglesmann kanë nevojë për një qendërsulmues të ri dhe një emër që duket se kanë në listën e tyre të ngushtë është numri 10 i Tottenham Hotspur./Shqip.com