Lajme

Nagavci për Ditën e Çlirimit: Shumë breza ëndërruan e u flijuan për liri

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Arbërie Nagavci, ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Nagavci ka thënë se në këtë ditë kujtohen dëshmorët dhe ata që në mënyra të ndryshme kontribuuan për mbrojtjen e vendit.

“Sot shënuam ditën më të rëndësishme të historisë – Ditën e Çlirimit të Kosovës, e cila na sjellë në mendje pamjet emocionuese të 12 qershorit 1999 kur me lule pritëm ushtarët e NATO-s. Ishte kjo dita e parë e lirisë, për të cilën shumë breza ëndërruan, e u flijuan. Në këtë ditë, kujtojmë edhe dhimbjet e panumërta që solli lufta mes nesh. Kujtojmë ata që nuk janë më, ata që ranë për liri dhe ata që në mënyra të ndryshme e bënë luftën për ta mbrojtur atdheun”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Fotografia e publikuar nga Ngavci në Facebook

Nagavci tha se është mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara, e vendeve të tjera mike të Kosovës, që mbështetën vendin në këtë luftë.

“Përjetësisht mirënjohës ndaj ShBA-ve, NATO-s dhe të gjithë miqve tanë, të cilët përkrahën luftën tonë!

Ta bëjmë lirinë përditë e më të bukur për fëmijët tanë, me punë e përkushtim, sepse sot ky është misioni ynë, kjo është atdhedashuria”, ka shtuar ajo./Shqip.com