Lajme

Nagavci: Nuk besoj që do të ketë ndalesa ndaj mësimdhënësve për mësimin e së shtunës

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se nuk beson që do të ketë ndalesa për mësimdhënësit të cilët nuk kanë punuar të shtunën për shkak që pjesa më e madhe e tyre kanë qenë në punë.

Siç ka raportuar KP, Nagavci ka thënë se këto ndalesa kanë qenë për muajin gusht dhe beson që kjo çështje tanimë është përmirësuar.

“Ka qenë ndalesë për muajin gusht, por janë adresuar të gjitha të dhënat. Besoj që kjo çështje është përmirësuar… nga të dhënat që kemi pasur nga inspektorët e arsimit gjatë ditës së shtunë, pjesa më e madhe e mësimdhënësve kanë qenë në vendet e tyre të punës. Sot gjatë ditës do të i mbledhim të dhënat dhe besoj që nuk do të ketë nevojë për ndalesa sepse pjesa më e madhe e tyre kanë qenë në vendet e tyre të punë”, tha Nagavci.

Sipas Nagavcit, mësimi në ditën e shtune nuk është realizuar për shkak të mungesës së plotë të informacionit dhe hutisë nga deklaratat e ndryshme që kanë qarkulluar.

“Mendoj se kjo ditë e shtunë, për arsye të ndryshme nuk është arritur të realizohet 100 për qind sipas planifikimit. Besoj që ka ndodhur edhe pak për shkak të mungesës së informimit nga ana jonë dhe e shkollave. Por, edhe për shkak të hutisë nga deklaratat e ndryshme që janë krijuar, apo edhe tensioneve që i kanë pasur prindërit. Vend për rishikim më nuk ka sepse jemi munduar që ta përcjellim porosinë dhe bëj apel edhe tek prindërit e mësimdhënësit që të organizohemi për të kompensuar të gjitha humbjet e shkaktuara tek nxënësit”.

Sa i përket mbajtjes së mësimit gjatë ditës së parë të fundjavës, Nagavci tha se situate ka ndryshuar nga komuna në komunë

“Situata ka dalluar nga komuna në komunë dhe prej shkollës në shkollë. Aty ku informatat kanë qenë të mjaftueshme nga ana e shkollës është realizuar mësimi”.

Por, ministrja e Arsimit pati edhe një kërkesë ndaj Këshillit të Prindërve e cila ka të bëjë me deklaratat e tyre.

Përfaqësueset e Këshillit të Prindërve me deklaratat e tyre shpesh të pamatura dhe të paqëndrueshme konsideroj që kanë shkaktuar huti. Shfrytëzoj këtë mundësi që t’i lus edhe përfaqësuesit e Këshilleve të Prindërve që të kenë vëmendjen në interesin me të mirë të fëmijëve.

MASHTI ka vendosur që orët e humbura për shkak të grevës të kompensohen.

Por, kundër këtij vendimi ka dal Këshilli i Prindërve të Kosovës pasi sipas tyre kjo do të pengoj procesin mësimor dhe fëmijët nuk do të jenë produktiv.

/Shqip.com