Lajme

Nagavci: MASHTI ka ndërmarrë të gjithë masat që provimi i maturës të realizohet si duhet

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcie

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka uruar të gjithë maturantët që janë duke iu nënshtruar provimit të maturës.

Nagavci thotë se teksa kjo është një ditë e rëndësishme për nxënësit dhe si ministri kanë ndërmarrë të gjitha masat që procesi të realizohet si duhet.

“Kjo është një ditë e rëndësishme sepse do të tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja të fituara përgjatë arsimit parauniversitar. Andaj, uroj që secili nga ju të arrini rezultate sa më të larta të cilat do të ju mundësojnë të vazhdoni tutje shkollimin e lartë. Si Ministri i kemi ndërmarrë të gjithë masat që ky proces të realizohet si duhet dhe pres edhe nga ju që të respektoni rregullat dhe udhëzimet e dhëna. Një falënderim i veçantë edhe për të gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës. Suksese të gjithëve”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Lexo edhe:
Sot mbahet afati i dytë i provimit të Maturës shtetërore

Ndryshe, testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen rreth 5084 maturantë në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces do të angazhohen rreth 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues.

Për të mos ndikuar në proces dhe sipas rregullave të administrimit të testit, pas orës 10:00 (koha kur fillon testi) nuk lejohet asnjë person tjetër brenda qendrave të testimit përveç personave përgjegjës për mbarëvajtje të testit. Prandaj, mediat mund të marrin pamje në çdo qendër vetëm para fillimit të Testit të Maturës”./SHQIP.com