Lajme

Nagavci: Janë mbi 580 mijë orë të humbura, ne bëmë hapin e parë për takim me SBASHK-un

Arbërie Nagavci.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka folur edhe njëherë për grevën në procesin arsimor.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, e para e Arsimit është shprehur se nga greva në procesin mësimor janë humbur 580 mijë orë.

Foto nga takimi Nagavci-SBASHKU

“Vetëm gjatë ditës së djeshme, në shtatë ditët e grevës janë më shumë se 580 mijë orë të humbura dhe ajo që është po ashtu problematike është se pasojat e grevës po i bartin vetëm fëmijët që vijojnë mësimin në shkollat publike sepse sektori privat po punon”, ka thënë ajo.

Lexo edhe:
Kurti pret nesër në takim Rrahman Jasharaj

Ministrja Nagavci e ka konfirmuar po ashtu që nesër bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Ministrin e Financave Hekuran Murati do të zhvillojnë takim me Këshillin Grevistë./Shqip.com