Lajme

Nagavci: Dhuna, në çfarëdo forme, është e papranueshme

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcie

Sulmin ndaj të moshuarës në Pejë në Shtëpinë e të Moshuarëvë e ka dënuar edhe Ministrja e Arsimit,Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Përmes një reagimi në Facebook, e para e Arsimit ka thënë se dhuna, në çfarëdo forme, është e papranueshme, është akt i lig, i shëmtuar dhe i dënueshëm.

“Dhuna, në çfarëdo forme, është e papranueshme, është akt i lig, i shëmtuar dhe i dënueshëm, prej kujtdo që ushtrohet, sidomos kur bëhet fjalë për kategori të ndjeshme.Të gjithë jemi të ndjeshëm përballë nënave, sepse nënat janë sinonim i mirësisë dhe dashurisë së pafundme”

Më tutje Nagavci ka thënë se shqetësuse është fakti që këto sjellje dhune pranohen si normale.

“Shqetësues është edhe fakti se, si shoqëri kemi një gjendje të re: atë kur këto sjellje dhune  pranohen si normale, e reagimet janë kolektive kryesisht në rastet si kjo, kur shpërfaqet brutalitet ekstrem”

Lexo edhe:
Flet prindi i infermieres që sulmoi të moshuarën

Të gjithë bashkë të kujdesemi për një kulturë ku respektohen vlerat, për respektim të rendit e rregullave, për norma të mirësjelljes, për kujdes të veçantë ndaj kategorive të ndjeshme, e sidomos për të moshuarit, sepse ata janë prindërit tanë. Vetëm kështu bota dhe liria do të jetë më e mirë për të gjithë e shumë më e bukur për secalin, ka shtuar më tutje Nagavci.

Lidhur me këtë rast ka pasur edhe reagimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani e shumë akterë tjerë.

Në lidhje me këtë rast ka ardhur edhe reagimi nga ana e prindit të saj.

Babai i infermieres që e sulmoi fizikisht të moshuarën në Pejë, Naim Pelaj, ka kërkuar falje publike për veprimin e së bijës.

“E dashura familje e nënës së dëshmorit të lirisë, Taulant Nura, që falë gjakut të tij ne sot e gëzojmë lirinë, duam të ndajmë dhimbjen me ju dhe ndjejmë me ju nga thellësia e shpirtit tonë për lëndimin që ju ka shkaktuar vajza jonë. E di që po kaloni momente të rënda, por na lejoni që t’ju kërkojmë falje publike në emër të familjes sime Pelaj, nga Novosella e Pejës, juve familja Nura dhe mbarë popullit shqiptar. Dashtë Zoti që ky rast të mos përsëritet më dhe ju jemi borxhli moralisht dhe shpirtërisht gjithë jetën juve, familjes Nura nga Gjakova, për tragjedinë shpirtërore që ju shkaktoi vajza jonë”. tha ai për Klan Kosova.

Po ashtu, Pelaj ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë.

/Shqip.com