Lajme

Nagavci: 32 zyrtarët serb që nuk shkonin në punë tash po i kryjnë detyrat e tyre

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se zyrtarët serb që nuk shkonin në punë janë duke ushtruar detyrat e veta pranë komunave të tyre.

Siç ka raportuar Kosovapress, në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike, Nagavci ka thënë se janë nënshkruar edhe katër marrëveshje  mirëkuptimi me këta punonjës.

“Kemi nënshkruar katër marrëveshje mirëkuptimi dhe në bazë të tyre këta zyrtarë kryejnë punë afër komunave të tyre. Konsideroj që kemi bërë një punë të mirë”, tha Nagavci.

Nagavci tha se në momentin që ka marrë detyrën e saj si ministre, është marrë me këtë çështje dhe e ka zgjedhur tashmë si problem.

“Në momentin kur e kam marrë detyrën e kam shiku raportin dhe kam konstatuar se janë 32 zyrtarë që nuk paguhen. Më kanë thënë se nuk kanë kontakte dhe nuk lajmërohen në punë prej vitit 2015. Kam kërkuar nga zyrtarët e Ministrisë që t’i ftojmë dhe kanë thënë që nuk kanë kontakte. Ju kam thënë që të vendosen në pikën zero dhe zyrtarët e kanë respektuar vendimin e vet. 32 prej tyre janë lajmëruar në e-mail në ministri dhe kanë thënë që kanë qenë detyrim dhe që asnjëherë askush nuk i ka ftuar. Në këtë situatë, ne kemi siguruar që ju kërkomë punë dhe raportim të rregullt”.

Lidhur me punonjësit serb që nuk dalin në punë është marrë edhe emisioni n ‘Shënjestër.

Miliona euro për serbët pa dalë në punë, faj i vetë ministrive – SHQIP.com

Për shtatë vite punëtorët serb të punësuar nëpër ministri të Qeverisë së Kosovës nuk kanë dal në punë dhe për këtë buxhetit të shtetit i kanë kushtuar mbi 6 milionë euro.

Ekipi i emisionit n ‘Shënjestër ka biseduar me ta për të parë arsyejet e mosdaljes në punë dhe në fund, faji ka dal të jetë institucional që pavarësisht se i dinin problemet nuk kanë ndërmarrë hapa për zgjidhjen e tyre.

/Shqip.com