Kulturë

Muzeu Etnologjik pasurohet me 11 eksponate të reja

Mërgimtari nga Kosova, që jeton dhe vepron në Holandë, i ka dhuruar 11 eksponate të shek XIX, për Muzeun Etnologjik të Kosovës.

Ajet Kida, me prejardhje nga Gjakova, i dhuroj eksponatet e familjes së tij.

Sipas njoftimit të Muzeut, eksponatet i kanë takuar familjes Kida nga Cërmjani i  Dushkajës së Gjakovës dhe kanë qenë pjesë e enëve dhe orendive të kullës së vjetër mbi 250 vjeçare.

Fondi i muzeut, po vazhdon të pasurohet me eksponate që kanë histori, e që po dhurohen nga vetë qytetarët.

Muzeu Etnologjik i Kosovës, është ndër vendet më të vizituara kulturore në Kosovë.

/Shqip.com