Lajme

Mustafi zhvillon takim me Komisarin e Pakicave Kombëtare, flasin për shqiptarët në Preshevë

Diskriminimi i shqiptarëve në Luginë e Preshevës ishte tema kryesore e takimit të Ragmi Mustafës dhe Komisarit të Lartë për Pakicat Kombëtare në Hagë, Kairat Abdrakhmanov.

Në këtë takim u diskutua edhe për pasivizimin e adresave të qytetarëve shqiptarë në Luginë.

“Me Komisarin e Lartë për Pakicat Kombëtare në Hagë, Ambasadorin Kairat Abdrakhmanov. Bashkëbiseduam për diskriminimin e pasivizimin e adresave të qytetarëve shqiptarë në Luginë. Raportet ndërkombëtare janë matës e presion disiplinues ndaj autoriteteve diskriminuese”, ka shkruar Mustafi.

Lexo edhe:
Përgjigje masive për regjistrim në Luginë, shqiptarët kërkojnë monitorim rigoroz

Shqip.com merr vesh që 110 mijë e 16 qytetarë në Luginë të Preshevës i janë përgjigjur procesit të regjistrimit të popullsisë.

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi përfundon nesër me 31 tetor.

/Shqip.com