Lajme

Mustafa: Të LDK-së jemi dhe te LDK do të kthehemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetja, Doarsa Kica

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar lidhur me aderimin e deputetes së Listës Guxo, Doarsa Kica-Xhelilit në LDK.

Mustafa, është shprehur se “Të LDK-së jemi dhe të LDK do të kthehemi.”.

Gjatë ditës së djeshme u raportua për këtë aderim nga pozita në opozitë të Kica-Xhelilit, mirëpo zyrtarizmi u bë sot nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku i ka uruar mirëseardhje Doarsa Kcica Xhelilit.

“Mirësevjen Doarsë! Sot, Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu bashkua deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili. Si politikane aktive e profesioniste e shquar, ardhja e saj në LDK është vlerë. Për këtë jemi të lumtur të gjithë.Për këtë jemi të lumtur të gjithë. Me Doarsën kemi biseduar gjatë mbi politikën, aktivizmin dhe vizionin e Lidhjes tonë për vendin. Pikëpamjet e saj për Kosovën, për të tashmen e të ardhmen e brezave të këtij vendi – për drejtësinë në veçanti – janë vlera që provojmë t’i shpërfaqim me këmbëngulësi në çdo veprim tonin politik. Kemi folur për LDK-në, idetë tona përpara dhe nevojën e ndërtimit të kësaj rruge së bashku me më të mirët e vendit.”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, Doarsa ishte pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e Listës Guxo.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit ajo ka marrë gjithsej 10.604 vota, duke siguruar ulëse në Kuvend.

Lexo edhe:
Konfirmohet kalimi i Doarsa Kicës në LDK/Abdixhiku: Ardhja e saj për ne është vlerë

Përgjatë kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës, Doarsa ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, si dhe anëtare e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër-Korrupsionit./Shqip.com