Lajme

Mustafa: Rama po mbron Kosovën, udhëheqësit tanë kolltukët e tyre

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook ka thurur lavde për fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama derisa sa ka akuzuar Osmanin e Kurtin.

“Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre” ka thënë Mustafa.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë së Këshillit të Evropës, ka deklaruar se raporti i Martyt e kalon edhe fantazinë e një mendje të shëndoshë.

Ai ka shtuar se si është e mundur të imagjinohet heqja e organeve pa rrymë, pa ujë, e sidomos pa asnjë pajisje të sofistikuar.

/Shqip.com