Lajme

Edi Rama në Strasbourg: Raporti i Martyt e kalon fantazinë, duhet të rishikohet


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë së Këshillit të Evropës, ka deklaruar se raporti i Martyt e kalon edhe fantazinë e një mendje të shëndoshë.

Sipas kryeministrit Rama, në qendër të raportit është një shtëpi e verdhë, ku dyshohet se janë kryer trafikime të organeve njerëzore.

Ai ka thënë se shtëpia gjindet në pjesën veriore të Shqipërisë dhe fshati është i izoluar nga energjia elektrike, e që rrjedhimisht e bënë të pamundur kryerjen e veprimeve mbi të cilat është ndërtuar aktakuza.

“Dhomat e Specializuara po gjykojnë trafikimin e organeve njerëzore, derisa ata luftuan për të drejtën e tyre për liri. Realiteti e kalon edhe fantazinë. Ky raport është ndërtuar mbi bazën e një shtëpie të verdhë, në Shqipërinë e veriut. Fshati ku gjindet shtëpia, nuk ishte vendi ideal për kryerjen e operacioneve sofistikuese si heqja e organeve”, tha Rama.

Ai ka shtuar se si është e mundur të imagjinohet heqja e organeve pa rrymë, pa ujë, e sidomos pa asnjë pajisje të sofistikuar.

Mes tjerash Rama e ka tërhekur një diagonale interesante mes situatës aktuale në Ukrainë dhe asaj se çka ka ndodhur në Kosovë para më shumë se 20 viteve.

“Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, pyetni se çfarë mendojnë tani. Imagjinoni presidentin Zelensky, të bëhet pjesë sureale e situatës që sot është Hashim Thaçi. Kremlini ka filluar të thotë se ka transport të organeve njerëzore edhe në Donbas”, tha Rama.

Kryeministri Rama kishte paralajmëruar gjatë ditës së djeshme se ka përgatitur një fjalim në lidhje me padrejtësitë e krijimit të Gjykatës Speciale.
 
Kujtojmë se Rama ka qenë vazhdimisht kundër krijimit të kësaj gjykate, e cila është krijuar mbi bazën e raportit të eurodeputetit Dick Marty./SHQIP.com

/Shqip.com