Lajme

Mustafa: Propaganda LVV gjoja se nuk ka krizë ekonomike po jeton në Kosovë

Besian Mustafa, deputet i LDK-së
Besian Mustafa, deputet i LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë propagandë që nuk ka rritje të çmimeve.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tha se “ekskursionet javore” me para të shtetit i kanë shkëputur pushtetarët nga realiteti.

“Propaganda LVV po jeton në një Kosovë imagjinare ku nuk ka krizë ekonomike e rritje të çmimeve dhe krejt jetojnë mirë e lehtë. ‘I ngiti t’untit s’ja din’, thotë populli. Ekskursionet javore me qëllim të vetëm rrezitjen dhe kafet me dosta – me para të shtetit – i kanë shkëputur nga realiteti ku jetojnë familjet kosovare që mezi mbyllin muajin me këto çmime e me këto paga” shkroi Mustafa.

Tutje, Mustafa ironizon duke thënë se shpresa e qytetarëve ka Ikur që një vit dhe nuk po e gjen rrugën të kthehet.

“Siç duket, Shpresa është ndonjë funksionare e tyre që shpenzon pafund në plazhet greke… sepse shpresa e qytetarëve ka ikur qe një vit e s’po e gjen dot rrugën të kthehet”.

Lexo edhe:
Abdixhiku: Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin, është dehur nga jeta prej pushtetari

Po ashtu, sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë dhe Albin Kurtit.

Sipas Abdixhikut, Kurti është një popullist që është dehur nga jeta prej pushtetari.

“Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se Kosova është në krizë shumë të thellë se çdo shtet evropian.

Në një grafikë të publikuar nga Abdixhiku, Kosova ka inflacionin më të lartë krahasuar me shtetet si Zvicra, Franca, Shqipëria e Gjermani./Shqip.com