Lajme

Abdixhiku: Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin, është dehur nga jeta prej pushtetari

Lumir Abdixhiku - kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe Albin Kurtit.

Sipas Abdixhikut, Kurti është një popullist që është dehur nga jeta prej pushtetari.

“Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se Kosova është në krizë shumë të thellë se çdo shtet evropian.

“Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj. As atëherë kur inflacioni arrinë frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë”, ka thënë Abdixhiku.

Grafika e postuar nga Lumir Abdixhiku

Në një grafikë të publikuar nga Abdixhiku, Kosova ka inflacionin më të lartë krahasuar me shtetet si Zvicra, Franca, Shqipëria e Gjermani./Shqip.com