Lajme

Mustafa: Ftoj Labinotë Demi-Murtezaj të më shërojë nga kjo “sëmundje”

Lend Mustafa dhe Labinotë Demi-Murtezaj

“Martesat e seksit të njëjtë janë sëmundje”, është fraza e përdoruar nga deputetja e VV-së, Labinotë Demi-Murtezaj.

Në lidhje më këtë deklarata ka reaguar, Lend Mustafa, aktivist nga komuniteti LGBTI, i cili me ironi ka ftuar deputeten në fjalë që ta shërojë nga ajo e ashtuquajtur sëmundje.

“E ftoj dhe inkurajoj deputeten Labinote Demi-Murtezaj te me shëroj nga kjo sëmundje, ashtu siç e kam sfidu një “psikolog” nga Prizereni i cili eshte zhdukur nga faqja e dheut momentin qe kam caktu termin”, tha Lendi.

“Smundje ma t’rane se injoranca nuk ka miq”, shtoi ai

Lexo edhe:
Deputetja e VV-së e quan komunitetin LGBTI “të shthurur dhe të degjeneruar që sjellin sëmundje”

Në anën tjetër, të mërkurën nuk ka kaluar Projekt Kodi i ri Civil përmes së cilit parashihej të lejohej bashkëjetesa mes gjinive të njëjta.

Pas shumë debateve rreth këtij projektkodi, 29 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan kundër, kështu duke shënuar mazhorancën.

Ndërsa 28 të tjerë ishin pro, kurse 4 deputetë abstenuan./SHQIP.com