Lajme

Musliu-Shoshi-Kurtit: A don me kërku falje për qëndrimet e ofendimet?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin me emisarin e Bashkimi Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi e pyet Kurtin se a don me kërku falje për ofendimet apo me zgjedh që të largohet nga përgjegjësia.

“Albin, po thonë që të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen.  A don me kërku falje për qëndrimet tua e ofendimet? Apo, po e zgjedh me ik nga përgjegjësia”, shkroi Musliu Shoshi.

Pas takimit me Kurtin, Lajçak u shpreh se u dakorduan me Kurtin që të zbatojnë marrëveshjet e arritura me Serbinë.

Lexo edhe:
Lajçak zhvillon takim me Kurtin

Në anën tjetër edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar edhe njëherë Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet e arritura.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price përmes një konference për media ka deklaruar se mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është që sa më shpejtë të fillojë procesi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Më 31 janar, Ambasada e SHBA-së do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM) në Kosovë.

/Shqip.com