Lajme

Musliu-Shoshi kërkon komision hetimor për Osmanin, Kurtin dhe Gërvallën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar Komision hetimor për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvallen.

Musliu-Shoshi, ka treguar edhe për pyetjen që duhet të iu parashtrohet krerëve të shtetit e pikërisht ka të bëjë me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

“Deri në çfarë pike është e përfshirë Donika Gërvalla në aferën milionëshe të ambasadorit Berisha? Kjo duhet të jetë pyetja që duhet të shtrohet. Komision hetimor për Donikën, Albinin dhe Vjosën” shkroi Musliu Shoshi në Facebook.

Kujtojmë se edhe bashkëpartiaku i Musliu-Shoshit, Abelard Tahiri ka shprehur dyshimet e tij lidhur me përfshirjen e Osmanit dhe Kurtit në rastin e ambasadorit Berishaj.

Në një adresim për media, Tahiri tha se po të shkojë Berishaj, do të shkoj edhe Kurti me Osmanin e kështu kanë vendosur që të tretë të qëndrojnë në pozitat e tyre.

Tahiri: Osmani dhe Kurti ka mundësi që janë të përfshirë në rastin e Martin Berishajt – SHQIP.com

“Mosreagimi i presidentes, i kryeministrit dhe moskërkesa e tyre për të filluar një hetim penal dhe ndërkombëtar, jo vetëm për Berishajn por edhe për disa faktorë. Mosadresimi nga presidentja dhe kryeministri i bën përgjegjës direkt që ata me gjasë janë të përfshirë në këtë aferë. Si duket, po të shkojë Berishaj do të shkojë së bashku me këta e këta kanë vendos me qëndru të tretë në pozicionet e tyre dhe duke mos i marrë për bazë të gjithë këta artikuj që dalin në Zagreb, Lubljan, Beograd, Pedgoricë, Prishtinë e besa në Tiranë. Ky është një skandal për të cilin po raportohet në Evropë dhe jo vetëm në rajonin tonë”, tha Tahiri.

Tahiri i bëri thirrje presidencës dhe kryeministri që të bëhet një hetim lidhur me këtë çështje.

“I bëjë thirrje sot, presidentes dhe kryeministres që shkarkimi i tij nuk mjafton duhet një hetim i thellë penal për këtë çështje”.

Megjithatë, është raportuar se Berishaj ka bërë një tërheqje të parave nga një bankë kosovare në shumën prej më shumë se 1 milionë euro. Sipas Tahirit, kjo ka ndodhur vetëm me mbështetje institucionale.

/Shqip.com