Lajme

Musliu-Shoshi: Gërvalla është burim i pashtershëm i skandaleve

Sot gjatë ditës është raportuar se Ministrja e Punëve të Jashtë të Diasporës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare si ministër pasi që raportohet se i ka lëshuar certifikatë të praktikës për nevoja në Gjermani vajzës së saj.

Lidhur më këtë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se nëse një skandal i tillë do të ndodhte në Gjermani ajo nuk do të ishte sot ministër.

“Donika Gërvalla e paska keqpërdorur pozitën si ministre e MPJD-së, asistenten e saj dhe vulën shtetërore për t’ia lëshuar vajzës një certifikatë të praktikës për nevoja të shkollimit në Gjermani. Ndërsa, reagimin për këto abuzime institucionale e kishte sikur të ndonjë tekanjozeje dhe jo të një zëvendëskryeministreje apo ministreje të përgjegjshme.Nëse një skandal i tillë do të ndodhte në Gjermani, aty ku ajo është rritur, mbrëmja nuk do e zinte më si ministre.”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Ariana Musliu-Shoshi

Lidhur më këto akuza Gërvalla përmes një postimi në Facebook ka thënë se këto jaën seriale të quajtura “Qëpime”.

“Paska nisur edicioni i ri i serialit “Qepimi”. Fillimi i njëjtë, vetëm skena ndryshon. Ne vazhdojmë punën”, ka shkruar Gërvalla.

Donika Gërvalla

Ndërsa Musliu lidhur me këtë status ka thënë se po rrënohet puna 14-vjeçare në politikën e jashtme.

“Çdo ditë po iu qepon diplomatëve, duke e rrënuar politikën e jashtme të ndërtuar me shumë sakrificë plot 14 vjet shtet. Ndërsa, publikimet e skandaleve të saj, po i kategorizon si “qepime” mediale”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Si një deputete e opozitës do të duhej të isha e lumtur që një ministre si Donika Gërvalla është në krye të MPJD-së, pasi që është burim i pashtershëm i skandaleve, ka shtuar më tutje Musliu-Shoshi./Shqip.com