Lajme

Musliu: Qeveria i ka mashtruar bashkëatdhetarët për policat kufitare

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në konferencë për media

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se Qeveria Kurti ka mashtruar bashkatdhetarët sa i përket çështjes së policave të sigurimit.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu e ka quajtur kryemashtrues kryeministrin Albin Kurti.

“Çfarë mashtrimi ndaj diasporës për policat e sigurimeve. Kryemashtruesi tashmë ka emër ai është Albin Kurti. Kryemashtruesi vazhdon me mashtrimet, prej do ti hjekim polisat e sigurimeve, në paguani ju njëherë e pastaj ne ju rimbursojmë”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Musliu ka shtuar se vetëm 5-10%  e bashkatdhetarëve do të aplikojnë për rimbursim dhe mjetet tjera mbesin siç ka qenë edhe me parë.

Tutje, Musliu bën pyetje se si ka mbetur puna e votimit të ligjit për diasporën. Ajo tha se Qeveria i ka bërë gati dy vite dhe ligji nuk është askund.

Lexo edhe:
Murati: Edhe këtë vit Qeveria paguan policën kufitare për mërgimtarët

Ministri i Ministrisë së Financave Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se Qeveria edhe këtë vit do të mbuloj koston e policës kufitarë për mërgimtarët.

Procedura e pajisjes me policën kufitare ka ndryshuar nga dy vitet e kaluara.

Polica kufitare e cila merrej në pikën kufitare ndërsa, këtë vit mund të blihet online./Shqip.com