Lajme

Murati: Edhe këtë vit Qeveria paguan policën kufitare për mërgimtarët

Ministri i Ministrisë së Financave Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se Qeveria edhe këtë vit do të mbuloj koston e policës kufitarë për mërgimtarët.

Procedura e pajisjes me policën kufitare ka ndryshuar nga dy vitet e kaluara.

Polica kufitare e cila merrej në pikën kufitare ndërsa, këtë vit mund të blihet online.

“Mirëpo për dallim nga dy vitet paraprake, kur polica e subvencionuar merrej në pikën kufitare, këtë vit ka ndryshuar procedura.  Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk ju merr kohë, e madje mund të evitoni edhe pritjet në kufi kur e bleni online para se të niseni.  Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të pagesës në formularin online të Ministrisë së Financave”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

Pika kufitare në Vërmicë.

Tutje, Murati tha se mbështetja vlen për autoveturat për pasagjerë dhe motoçikletat, dhe rimbursimi bëhet për qëndrime deri në 3 muaj brenda vitit kalendarik.

Megjithatë, MFPT-ja ka njoftuar se ende ekziston mundësia që polica mund të blihet fizikisht në pikat kufitare por blerja online e saj ndikon në evitimin e pritjeve të gjata në kufi.

Gjatë viteve të kaluara policat kufitare të subvencionuara nga Qeveria kishin vlefshmëri 1-mujore.

Në rast të qëndrimit përtej afatit 1-mujor të policës së subvencionuar, polica mund të ripërtërihej sërish.

Ripërtrirja e policës mund të bëhej duke kaluar përsëri nëpër njërën nga pikat kufitare për të marrë edhe një policë të subvencionuar nga shteti, ose duke blerë policë të re në njërën nga zyrat e BKS-së brenda territorit të vendit./Shqip.com