Lajme

Musliu – Kurtit: “Dreqi t’hangtë, s’e le asnjë qershi pa e hongër”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe kryeministri, Albin Kurti

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti, deklaratat e tij për seancat që mbaheshin gjatë natës, në kohën kur ai ishte në opozitë.

“Kur vijshe e i çojshe krahët si shqiponjë e bojshe “po mbani seanca natën, po tutni prej popullit, prej kujt po ikni”. Çka po bën sot Albin? Dreqi t’hangtë, nuk e le asnjë qershi pa e hongër. Asnjë qershi s’do me e lanë”, ka thënë Musliu.

Pas kësaj deklarate të Musliut, Kurti skuqet nga e qeshura, derisa në disa momente mundohet ta mbulojë të qeshurën me duar.

Përveç Kurtit, me këtë deklaratë të Musliut, qeshën edhe deputetët që ishin pjesë e seancës së djeshme.

/Shqip.com