Sport Shqiptar

Muslija realizon gol për Paderbornin

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija ka shënuar tjetër gol në Bundesliga 2. Të dielën, reprezentuesi i Kosovës shënoi golin e vetëm për Paderbornin që pësoi 2:1 nga Darmstadti.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 27-të të kategorisë së dytë gjermane.

Muslija shënoi nga pika e bardhë në minutën e 44-t, por goli i tij nuk mjaftoi. 24-vjeçari ka gjashtë gola e tri asistime këtë edicion. Paderborni është i gjashti me 43 pikë.

/Shqip.com