Teknologji

Musk mohon akuzat se do të reduktojë fuqinë punëtore të Twitter-it

Musk mohon akuzat se do të reduktojë punëtorët në Twitter

Miliarderi tash edhe pronari i aplikacionit Twitter, Elon Musk ka demantuar një lajm të “The New York Times” gjoja se ai do të reduktojë fuqinë punëtore të Twitterit.

Siç raporton BBC, kjo gazetë kishte thënë se shkëputjet e kontratave të këtyre punëtorëve do të bëhëshin përpara datës 1 nëntor kur punëtorër do të duhej të merrnin grante aksionesh në ndërmarrje si një pjesë e madhe e marrëveshjeve të tyre.

Mbajtja e kontrollit të Twitterit nga Musk ka nxitur reagime diskutimi në mes përodruesve të këtij aplikacioni mbi atë se si do të dukët platëforma nën pronësinë e miliarderit.

Disa kanë shprehur shqetësime se politikat më të buta të shprehjes së lirë do të nënkuptonin që njerëzit e ndaluar për gjuhën e urrejtjes ose dezinformimin mund të lejohen të kthehen në platformë.

Javën e kaluar  Musk tha se ai nuk dëshiron që platforma të bëhet një dhomë jehonë për urrejtje dhe ndarje. “Tëitter padyshim që nuk mund të bëhet një peisazh i lirë për të gjithë, ku çdo gjë mund të thuhet pa pasoja!”, shkroi ai në Tëitter.

Elon Musk merr kontrollin e Tëitter – SHQIP.com

Elon Musk ka përfunduar marrëveshjen për blerjen e rrjetit social Tëitter në vlerë prej 44 miliardë dollarësh, raportojnë mediat ndërkombëtare,

Më këtë blerje, Musk bëhet njeriu më i pasur në botë në krye të një prej platformave sociale më me ndikim në botë.

Me të marrë kontrollin, Musk shkarkoi shefin e deritashëm të Tëitter-it, Parag Agraëal dhe dy drejtues të tjerë.

Musk ka thënë se planifikon të rimendojë politikat e përmbajtjes së Tëitter në shërbim të një qasjeje më maksimaliste ndaj fjalës së lirë.

Miliarderi ka thënë gjithashtu se nuk pajtohet me praktikën e Tëitter-it të ndalimeve të përhershme për ata që shkelin vazhdimisht rregullat, duke rritur mundësinë që një numër përdoruesish të ndaluar më parë, mund të rikthehen, pa përjashtuar këtu edhe ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Megjithatë, mediat raportojnë se një veprim i tillë mund të ketë implikime të mëdha për zgjedhjet e ardhshme afatmesme në SHBA, si dhe për fushatën presidenciale të vitit 2024.

/Shqip.com