Teknologji

Elon Musk merr kontrollin e Twitter

Elon Musk ka përfunduar marrëveshjen për blerjen e rrjetit social Twitter në vlerë prej 44 miliardë dollarësh, raportojnë mediat ndërkombëtare,

Më këtë blerje, Musk bëhet njeriu më i pasur në botë në krye të një prej platformave sociale më me ndikim në botë.

Me të marrë kontrollin, Musk shkarkoi shefin e deritashëm të Twitter-it, Parag Agraëal dhe dy drejtues të tjerë.

Musk ka thënë se planifikon të rimendojë politikat e përmbajtjes së Twitter në shërbim të një qasjeje më maksimaliste ndaj fjalës së lirë.

Miliarderi ka thënë gjithashtu se nuk pajtohet me praktikën e Twitter-it të ndalimeve të përhershme për ata që shkelin vazhdimisht rregullat, duke rritur mundësinë që një numër përdoruesish të ndaluar më parë, mund të rikthehen, pa përjashtuar këtu edhe ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Megjithatë, mediat raportojnë se një veprim i tillë mund të ketë implikime të mëdha për zgjedhjet e ardhshme afatmesme në SHBA, si dhe për fushatën presidenciale të vitit 2024.

/Shqip.com