Lajme

Mushkolaj: Shpend dështaku, sinonim i dembelizmit dhe papërgjegjësisë

Imer Mushkolaj dhe Shpend Ahmeti

Analisti, Imer Mushkolaj, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi që ky i fundit e thumboi duke i thënë se “analistët e televizioneve e shohin si pikën më të lartë të karrierës së tyre”, njofton Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Mushkolaj e cilësoi Ahmetin si dështak, sinonim të dembelizmit dhe papërgjegjësisë.

Shpend Ahmeti dhe Imer Mushkolaj gjatë një debati televiziv

Mushkolaj u shpreh se i ka bërë nder Ahmetit për propozim në pjesëmarrje në debate, pasi që ai “ka dështuar në politikë”.

“Shpend dështaku, sinonim i dembelizmit dhe papërgjegjësisë, paska gjetë kohë me u marrë me mu. Unë i bona nder, tu i propozu me u marrë me analiza politike, masi ka dështu n’politikë, edhe pse jam i bindun që kish dështu edhe aty. Po të isha n’vend të tij, m’kish ardhë turp me folë. Po njerëzit si ky nuk kanë turp. Janë vetë turpi”, ka shkruar Mushkolaj.

Ndërkaq, paraditen e së premtes, Ahmeti pas deklaratës së Mushkolajt se “ai do të bëhet analist”, tha se analistët e televizioneve e shohin si pikën më të lartë të karrierës së tyre”.

Ahmeti tha se më këto deklarata, Mushkolaj më shumë e ka sulmuar vetën, teksa shton se pozita e analistit është më e ulëta për të.

Lexo edhe:
Ahmeti thumbon Mushkolajn: Pikën më të lartë të karrierës së vet e sheh si pikën më të ulët potenciale për mu

E gjithë kjo ndodhi pasi që mbrëmjen e së enjtes, autori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, deshi të lexojë reagimin e Ahmetit për marrëveshjen e targave të veturave, por nuk u lejua nga Mushkolaj duke thënë se “s’na duhet komenti i tij”.

Për këtë, Ahmeti ndërhyri live në emision, teksa reagoi Mushkolaj duke thënë se “pas mandatit të presim analist”./SHQIP.com