Lajme

Ahmeti thumbon Mushkolajn: Pikën më të lartë të karrierës së vet e sheh si pikën më të ulët potenciale për mu

Shpend Ahmeti dhe Imer Mushkolaj

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas deklaratës së analistit, Imer Mushkolaj se “ai do të bëhet analist”, tha se analistët e televizioneve e shohin si pikën më të lartë të karrierës së tyre, njofton Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se më këto deklarata, Mushkolaj më shumë e ka sulmuar vetën, teksa shton se pozita e analistit është më e ulëta për të.

Shpend Ahmeti dhe Imer Mushkolaj gjatë një debati televiziv

“Një analist mbrëmë live në tv si pikë thumbuese më tha ti do të bëhesh analist. Nuk e di a e kuptoj që më shumë e sulmoj vetën. Pikën më të nalt të karierës së vet – analist në tv, e sheh si pikën më të ulët potenciale për mu”, shkroi Ahmeti.

E gjithë kjo ndodhi pasi që mbrëmjen e së enjtes, autori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, deshi të lexojë reagimin e Ahmetit për marrëveshjen e targave të veturave, por nuk u lejua nga Mushkolaj duke thënë se “s’na duhet komenti i tij”.

Lexo edhe:
Ahmeti për marrëveshjen: E njëjtë me atë të 2016-tës që VV-ja e quante tradhti

Për këtë, Ahmeti ndërhyri live në emision, teksa reagoi Mushkolaj duke thënë se “pas mandatit të presim analist”./SHQIP.com