Lajme

Murseli: Droga e sekuestruar në Ferizaj kap vlerën e rreth 1 milion eurove

Drejtori i Anti-drogës, Reshat Murseli

Drejtori i Anti-drogës, Reshat Murseli, ka bërë të ditur gjatë aksionit “Gropa” janë sekuestruar rreth 80 kilogramë drogë të llojit kaptagon, të cilat kapin vlerën e rreth 1 milion euro.

Murseli gjatë një konference për media ka bërë të ditur se destinimi i kësaj drogë ka qenë tregu jashtë Kosovë.

“Destinimi i kësaj droge ke pasur për qëllim tregun jashtë Kosovës, vlera e kësaj droge kalon vlerën së paku 1 milion euro në tregun vendor”, tha ai.

Murseli gjithashtu ka treguar se ky aksion ka filluar para 7 muajve me aplikimin e masave të fshehta.

“Njësia në Ferizaj afër 7 muaj më parë kishte pasur informata në rrugë operative, duke bashkërenduar veprimet e prokurorinë në Ferizaj dhe Gjykatën Themelore janë nisur hetimet duke u përdorur masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe kemi arritur të sigurojmë prova të mjaftueshme”,  tha ai.

Drejtori i anti-drogës ka bërë të ditur se substanca kishte ardhur nga Irani e kamufluar në mallra komerciale.

“Të dyshuarit kishin sjellë lëndën e parë të kësaj substance të drogës të kamufluara në mallra komerciale nga Irani përmes Turqisë në Kosovë, më pas të dyshuarit nga Kosova kanë siguruar një lokacion në rajonin e Shtëprcës në një shtëpi të pabanuar duke siguruar mjetet të përshtatshme për përpunimin  dhe substanca shtesë të cilat pastaj janë kthyer në drogë”, tha ai.

Aksioni “Gropa”

Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, i cili ka treguar se gjatë aksionit janë bastisur 7 lokacione.

“Gjatë bastisjes janë gjetur/sekuestruar 76.5 kg të llojit narkotik kaptagon, narkotik sintetike, është lloj i parë i këtij narkotiki që është sekuestruar në Republikën e Kosovës, ky lloj narkotiku ka qenë i paketuar në qese nga 500 gr, ky dyshohet edhe për një sasi tjetër që njësia është në hetim dhe shpresoj që shumë shpejtë do të sekuestrohet edhe sasia tjetër e narkotikëve, e cila në bazë të informacioneve gjendet në rajonin e Ferizajt”, tha Jashari.

Lexo edhe:
Aksioni “Gropa”, Prokuroria e Ferizajt: U kapën rreth 80 kg drogë kaptagon për herë të parë në Kosovë

 Jashari ka deklaruar se nesër Prokuroria do ta paraqes kërkesën për paraburgim të të dyshuarve të arrestuar gjatë këtij aksioni pasi që të njëjti janë ndalur me vendim të prokurorit 48 orë./Shqip.com

Aksioni “Gropa”
Aksioni “Gropa”