Sport Ndërkombëtar

Murry kritikon orarin e ndeshjeve, pas humbjes në Davis Cup

Skuadra e Britanisë së Madhe pësoi humbje nga Amerika, në fazën e parë të Davis Cup.

Andy Murry ka kritikuar fillimin e vonshëm të përballjeve, duke theksuar se kjo nuk është profesionale.

Ish-numri një i botës ishte ende në fushë kur ora ishte dy e mëngjesit.

Në fillim të këtij muaji Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner luajtën deri në orën 2:50 të mëngjesit.

“Është diçka për të cilën tenisi duhet të mendojë pak. Unë nuk mendoj se duket aq profesionist”, tha 35-vjeçari.

Ndërsa një turmë e madhe dhe e pasionuar mbeti në “Emirates Arena” për të parë Murray dhe Salisbury në humbjen e tyre në dyshe 5-7 6-4 7-5 nga Rajeev Ram dhe Jack Sock që vendosi ndeshjen në fazën grupore të Davis Cup, shumë të tjerë u larguan pa përfunduar.

Britania e Madhe rikthehet në aksion të premten kundër Holandës, duke kërkuar një fitore për ta mbajtur atë në garë për tu kualifikuar në fazën eliminatore të nëntorit në Malaga. /Shqip.com