Murati tregon për pagesat që u ekzekutuan sot

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar se sot janë ekzekutuar pagesat për 5 mijë e 740 të punësuarit që humbën vendin e punës gjatë pandemisë.
Ai iu referua masës 1.1, dhe 1.2, në kuadër të Pakos për Ringjalle Ekonomike.
Qeveria e Kosovës po ekzekutohen pagesa për disa kategori të cilat thotë se janë dëmtuar nga pandemia.
“Subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3×100), ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3×50)”, ka thënë Murati.
“Kurse subvencionimi për punëdhënësit për tri masat e punësimit (50% e pagës për 3 muaj për masat 1.1 dhe 1.3, dhe 10% e pagës për masën 1.2), është ekzekutuar për 1516 biznese në muajin e kaluar për punëtorët e deklaruar në periudhat tatimore korrik dhe gusht”, vazhdoi ai.
Pako për Ringjallje Ekonomike është disejnuar nga Ministria e Financave.
Kjo pako ka rezultuar pas situatës ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19. /Shqip.com