Ekonomi

Murati: Për tu arritur suksesi i ATK-së duhet të ketë besim në institucione

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se për të arritur suksesi i Administratës Tatimore të Kosovës duhet të ketë besim në institucione.

Në një konferencë për media së bashku me drejtorin e ATK-së, Ilir Murtezaj, Murati tha se si qeveri janë të interesuar të shohin forcimin e institucioneve.

“Për planet si ministri dhe si qeveri jemi të interesuar të shohim forcim të institucioneve. Për të rritur suksesin është parakusht të ketë besim në institucione. Është i rëndësishëm formalizmi i ekonomisë. Kemi rritje të vazhdueshme të të hyrave”, tha Murati.

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj.

Murati ka përgëzuar stafin e ATK-së dhe qytetarët në lidhje me të arriturat gjashtë mujore të ATK-së.

“I përgëzoj ATK dhe stafin për arritjet në gjashtë mujor, po ashtu edhe tatim paguesit sepse janë ata që e  mbajnë shtetin dhe ATK-në në këmbë, secili që paguan me rregull është kontributor i këtij shteti”.

Po ashtu, ai kërkoi nga qytetarët ndihmë që çdo biznes që nuk lëshon kupon fiskal të lajmërohet në ATK.

Lexo edhe:
Murtezaj: 335 milionë euro janë mbledhur të hyra tatimore për gjashtë muaj

Kurse, drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj, ka thënë se janë mbledhur 355 milionë euro të hyra tatimore gjatë periudhës gjashtë mujore.

Ndër faktorët që kanë pasur ndikim në këtë rritje, Murtezaj potencon shërbimet profesionale, fuqinë e kontrollit bashkëpunimi në mes institucioneve etj./Shqip.com