Lajme

Murati: Pagat janë ekzekutuar, zëvendësimi i orëve sipas kalendarit të ri nga MASHT-i

Ministri i Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes rrjetit Facebook ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i pagave për mësimdhënësit.

Mes tjerash ai ka përmendur edhe zëvendësimin e orëve, ku ka thënë se do të zbatohet kalendari i ri që pritet të miratohet nga MASHT-i.

Ministri Murati, tash e një muaj ka qenë objekt i kritikave të ndryshme rreth vendimeve që kishin të bëjnë me mësimdhënësit dhe grevën në përgjithësi.

Para se të konfirmohej nga ministri Murati, ishte drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, që e kishte konfirmuar ekzekutimin e pagave.

E që situata do të ndryshonte dhe do të zhbllokohej procesi, njoftoi Ministria e Financave qysh në orët e hershme të ditës së sotme, ku kërkoi listat nga Komunat e Kosovës./SHQIP.COM

/Shqip.com