Lajme

Murati: Nga 1 shtatori filloi aplikimi për shtesat e fëmijëve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Nga 1 shtatori ka nisur aplikimi për shtesat e fëmijëve.

Këtë e ka thënë të premten, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë një konference për media.

“Kemi thënë që shtesat për fëmijët 0-24 muaj do të jenë në vlerë 20 euro në muaj, derisa mbi 24 muaj deri në moshën 16 vjeçare do të jenë në vlerë prej 10 euro në muaj”, deklaroi ai.

Menaxheri i kuletës së shtetit, tregoi edhe për shtesat e grave lehona.

Lexo edhe:
Pandemia: Arben Vitia takohet sot me kryetarët e komunave

Tha se lehonat e ppauna do të marrin për gjashtë muaj shumën e pagës minimale ( që në Kosovë është 170 euro).

Ndarja e lehonave do të bëhet mbi bazën e punësimit.

“Lehonat e punësuara mund të aplikojnë për masën edhe nëse përfitojnë aktualisht nga pagesa që u takon sipas ligjit”, theksoi Murait.

Ai gjithashtu theksoi se “Qeveria Kurti ka për qëllim fuqizimin e gruas në shoqëri”.

Kjo skemë është brenda Pakos për Ringjalljen Ekonomike. /Shqip.com