Lajme

Murati: Me ligjin e ri për veteranët do të ketë një trajtim të dinjitetshëm

Lista e Veteranëve është rikthyer si temë përsëri gjatë një diskutimi gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2023.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se me ligjin e ri për veteranët do të ketë një trajtim të dinjitetshëm.

“Si qeveri ne kemi bërë një dizajn të hapave se çka duhet të bëhet, pra kemi kërkuar që me një ligj të ri të bëhet një verifikim i cili na mundëson që ketë një trajtim të dinjitetshëm dhe një ri-kategorizim”, është shprehur Murati.

Lexo edhe:
Nis protesta e veteranëve të UÇK-së, kërkojnë të përfshihen në ngritjen e pagës minimale

Më tutje Murati ka treguar se si qeveri kanë bërë disa hapa që të vijnë në një gjuhë të përbashkët me shoqatat e dala nga lufta dhe subjektet opozitare.

Gjatë muajit qershor, Organizatat e dala nga Lufta kishin protestuar para Kuvendit të Kosovës.Ata kishin kërkuar përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale.

/Shqip.com