Lajme

Nis protesta e veteranëve të UÇK-së, kërkojnë të përfshihen në ngritjen e pagës minimale

Protesta e veteranëve të UÇK-së

Nën brohoritjet “UÇK, UÇK” dhe më flamuj të kuq ka filluar protesta nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Ata janë duke kërkuar përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit të tyre.

“Meqenëse të hënën me datë 06.06.2022 në ora 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, u vendos që të kundërshtohet kjo. Në takimin me degë, u vendos që të hënën me datën 6 qershor 2022, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, prej orës 10:00, të organizojnë protestë para Kuvendit të Kosovës kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve”, ka thënë ai.

Këtë protestë janë duke e përkrahur edhe Lëvizja për Bashkim./SHQIP.com